Kur Aziz Salihu dukej më bukurosh se Sllobodani... - Bota Sot
Kur Aziz Salihu dukej më bukurosh se Sllobodani...

Boksi

E martë, 22 maj 2018

Kur Aziz Salihu dukej më bukurosh se Sllobodani...

Nga: Kemajl Goca Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 18:00
Aziz Salihu, Anton Josipoviç, Rexhep Rexhepovski, Mirko Puzoviqi dhe Slobodan Laziq-Cimer

Para 34 viteve Aziz Salihu ishte në kulmin e karrierës në boks. Shumë e njeriu vraponte pas tij, të paktën të fotografohej. Emër i madh e i respektuar. Një fotografi e rrallë e vitit 1984, kur në Los Anxhelos mbaheshin Lojërat Olimpike, ndërsa ‘Zizi’ fitoi medaljen e bronztë olimpike. Salihu përfaqësonte shtetin që nuk eksziston më, Jugosllavia. Në fotografi krahas ‘Zizit’ shihet edhe Anton Josipoviç, Rexhep Rexhepovski, Mirko Puzoviqi dhe Slobodan Laziq-Cimer. Salihu duket me bukurosh se të tjerët, sepse disa herë e ka thënë edhe vetë se ka qenë mister i boksit në RFSJ.

“Los Anxhelos pikërisht këta ishin fituesit e medaljeve olimpike. Këtu janë kroati Josipoviç – i artë, Rexheposki – i argjendtë, Puzoviq dhe Zizi të bronztë. Pra me mbi 25 milionë banorë atëkohë ishin në shtetin e RFSJ-së, që nuk ekziston më, por këta tjerët në shtetet e tyre i kanë të gjitha, se shteti i tyre mburren, e ne i nën vlerësojmë asat”, shkruan vëllai ‘Zizit, Reshati.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test