Bellew: E doja kundërshtar Wilderin, por një përqafim ndryshoi gjithçka

Boksi

Bellew: E doja kundërshtar Wilderin, por një përqafim ndryshoi gjithçka

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 10:29
Tony Bellew

Vitin e kaluar, ish-kampion bote “WBC”, Tony Bellew po thërriste emra të mëdhenj për t’u përballur.

Një prej emrave të boksierëve ishte edhe ai i Deontay Wilder (39 lufta, 38 fitore me KO).

Bellew vitin e kaluar mposhti David Haye, i cili pësoi një lëndim në thembrën e “Akilit”.

Në një intervistë, Bellew tha se ishte afër të rrahjes me Wilderin, por një përqafim në një ndeshje boksi ndryshoi gjithçka.

“Unë do ishte i lumtur nëse do përballesha me të. Por unë nuk e kam menduar se ai është vërtetë i madh. Kur u takuam, u përqafuam dhe shtrënguam duart. E ndjeva aq shumë, sa në mendje e kisha luftën me të, por në anën tjetër e dija se kjo nuk do të ndodhte më kurrë. Pse duhet ta vë vetën në rrezik? Çdo betejë është e rrezikshme, nuk dua t’u jap njerëzve përparësi të panevojshme”, ka thënë Bellew.

Kundërshtari potencial për t’u përballur me boksierin nga Liverpooli, gjatë këtij viti duket se është Tyson Fury, i cili po punon për t’u rikthyer në ring.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat