Ja si figuron emri i Aziz Salihut në faqen ndërkombëtare

Boksi

Ja si figuron emri i Aziz Salihut në faqen ndërkombëtare

Nga: Kemajl Goca Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 18:57
Ja si figuron emri i Aziz Salihut në faqen ndërkombëtare

Ish boksieri Aziz Salihu sa e sa herë mburret me të arriturat e tij dhe disa herë e thotë, shkoni në Asocacionin Olimpik Ndërkombëtar dhe e shihni emrin tim si medalist, ndërsa disa as në mëhallë të veten nuk i njeh askush. Thënia e tij është shumë e fuqishme dhe po e paraqesim edhe se si figuron emri i tij te faqja ndërkombëtare, pra olympic.org. Aty shihet se Salihu ka fituar medaljen e bronztë në vitin 1984 për Jugosllavinë e asaj kohe, ku është edhe flamuri i shtetit që nuk ekziston.

Image

Viti 1984

Ka qenë shqiptari i parë nga Kosova që fitoi medaljen, por për RFSJ-në. Shqiptarët tjerë që fituan medalje janë ish mundësi  Shaban Tërstena, i artë në Olimpiadën e Los Anxhelosit dhe i argjendtë në Seul, ndërsa ish mundësi Shaban Sejdiu fitoi dy herë të bronztën, në vitin 1980 në Moskë dhe pas katër viteve në Los Anxhelos. Majlinda Kelmendi, xhudistja e famshme, ia solli Kosovës medaljen e parë të artë olimpike, nga Lojërat Olimpike – ‘Rio 2016’. Krejt në fund, ‘Zizi’ edhe pse medalist, nuk është as anëtar nderi në Komitetin Olimpik të Kosovës, i lënë anash dhe i pa respektuar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat