Miku im i rinisë së hershme Selatin Gashi -Culi (ish- futbollist dhe boksier i mirënjohur nga Prishtina), tash sa kohë jeton në kurbet dhe po na freskon kujtesën me sportistët e shquar që i pati Kosova ndër vite, në veçanti boksin dhe boksierët e mirënjohur...
Thonë se nuk jetohet nga lavdia, por edhe pa lavdi nuk bën.
Boksi, pra dikur ishte krenaria e sportit të Kosovës ( pesë herë kampion në ish-ligën më të fortë të ish-Jugosllavisë), në këto 20 vitet e fundit ka mbetur i margjinalizuar...
Atë që e bëri pas luftës Driton Kuka me xhudon dhe Majlindën e xhudistët tjerë, është dashur ta bëjnë edhe boksierët !
Është koha e fundit që boksi të rimëkëmbet..
Tashmë nuk ka arsyetime si ato “nuk jemi të njohur ndërkombëtarisht” e të ngjashme...
Boksi duhet të ringjallet.. jo me llafe të kota por me punë profesionale dhe njerëz profesionistë...