Zëdhënësi i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, bëri të ditur, se është hedhur shorti, ku boksierët e kombëtares së Kosovës, i presin sfida të vështira në turneun ndërkombëtar “Bocskai Istvan” në Debrecen të Hungarisë. “Nesër (me 8 shkurt) Violant Sylejmani (64 kg) bokson kundër kroatit Erik Pisetrad. Ndërsa Donjeta Sadiku (60 kg) është kualifikuar direkt në gjysmëfinale dhe ndeshet me hungarezen Olah Eszter. Kjo do të jetë paraqitja e parë e Donjetës në moshat seniore, ku edhe do të fillojë të mbledhë pikë për Olimpiadë - ‘Tokio 2020’. Trajnerët Shefki Bogujevci dhe Besim Brahimi janë të kënaqur me shortin”, ka thënë Demolli.