Mayweater vs. McGregor II? Rivalët në bisedime për revanshin në MMA me vlerë $500 milionë

Boksi

Mayweater vs. McGregor II? Rivalët në bisedime për revanshin në MMA me vlerë $500 milionë

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 17:03
Donor McGregor dhe Floyd Mayweather

Donor McGregor dhe Floyd Mayweather raportohet të jenë në bisedime për një revansh sensacional në MMA që do të kishte një vlerë $500 milionë.

Dyshja u ndesh në gushtin e kaluar në Las Vegas kur McGregor u ndal në raundin e 10-të të ndeshjes së tyre të boksit, disiplina e preferuar e Mayweather.

Gjithsesi talkSPORT ka raportuar se dyshja po bisedon për një revansh potencial në oktagon dhe beson se ndeshja do të ndodhë.

Faqja angleze raporton se po përflitet shumë në rrethin e ngushtë të Mayweather për një revansh potencial.

Thuhet se këtë herë ndeshja do të jetë në MMA ndaj McGregor, pasi në boks irlandezi nuk kishte asnjë shans.

Ndeshja thuhet të ndodhë dhe pritet që dy luftëtarët të fitojnë shuma marramendëse.

Vetë Mayweather kohët e fundit është faqur në kafaz duke provokuar McGregor.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat