Marku përgatitet kundër boshnjakut - Bota Sot
Marku përgatitet kundër boshnjakut

Boksi

E martë, 22 maj 2018

Marku përgatitet kundër boshnjakut

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 11:25
Florian Marku

Gladiatori shqiptar, Florian Marku, i cili me prejardhje nga Kosova, por i lindur në Lushnje të Shqipërisë, është ambasadori numër një i ringjeve botërore në kick-boks dhe MMA duke i sjellë kështu popullit shqiptar kudo që paraqitet krenarinë. Ai në një intervistë për “ArenaRing” ka zbuluar disa detaje nga jeta e tij si dhe synimet dhe ëndrrat që ende nuk i ka arrit. Qysh në moshën 11 vjeçare ka filluar me sportet luftarake, njëherit me kikboks kurse më pas ka filluar me MMA. Deri tani ka arrit të shpallet katër herë kampion bote kurse një Evrope dhe sipas tij ai synon edhe më shumë, andaj nuk po ndalet me stërvitje vetëm e vetëm që të jetë i përgatitur gjithmonë kur e kërkon nevoja.

Nga cila moshë keni filluar të merreni me sport, dhe pse zgjodhët bash këtë sport ?

Florian Marku: Me sportet luftarake kam filluar qysh në moshën 11-vjeçare sepse ishin të vetmet aktivitete që më bënë për veti! Të them drejtën isha një djalosh temperament dhe bëja probleme në rrugë, ndërkohë që shumë herë jam ndesh edhe në rrugë, por boksi më futi në rrugën e duhur dhe sot jam një djalosh i respektuar kudo që paraqitem.

Ku ishin fillimet e juaja dhe pas sa kohë u futet në ring?

Florian Marku: Fillimet e mija ishin në ekipin e kickboksit “Armago” në Greqi ku dhe jam edhe tani. Trajnerët e mi janë Giorgos dhe Kostas Armagos. Kurse debutimin tim të parë e bëra vetëm pas 5 muajve ku edhe triumfova.

Pas disa viteve u futet në MMA, arsyeja?

Florian Marku: Po arrita shumë suksese në kick-boks dhe doja diçka tjetër dhe MMA e kuptova si lojë që më përshtatej më shumë sepse i ka të gjitha teknikat brenda.

Familja si e ka pranuar këtë sport dhe sa keni mbështetje?

Florian Marku: Jam fatlum sepse kam shumë mbështetje nga familja ime dhe gjithmonë janë pranë meje kudo që paraqitem.

Sa keni bashkëpunime me sportistët tjerë në Kosovë - Shqipëri dhe jashtë saj?

Florian Marku: Kam respektin e duhur te shumë sportistëve shqiptar, andaj mundohem maksimalisht tua kthej të njëjtën por edhe duke u stërvitur, andaj duhet të përkrahim njëri-tjetrin nëse dëshirojmë suksese.

Ndjenja juaj më e mirë dhe më e keqja?

Florian Marku: Ndjenja më e mira e imja është kur gjithë shqiptarët mbushin stadiumin kurse e keqja besoj kur humba para 6 viteve me pikë me një kundërshtar 7 kg më të rëndë.

A jeni të kënaqur me arritjet financiare që ju ka sjell ky sport?

Florian Marku: Po jam i kënaqur nga statusi im që kam arritur si sportist, por mendoj të ngjitem edhe më lart.

Planifikoni që në të ardhmen të keni shkollën e juaj dhe të jeni trajner?

Florian Marku: Momentalisht po mendoj vetëm për aktivitet e mija sepse duhet përqendrim maksimal por do vije një ditë kur do të dëshiroj të hap shkollën time speciale dhe të bëhem trajner sepse për mua sporti është jetë.

Ndeshja e radhës dhe çfarë plane keni për vitin 2018?

Florian Marku: Për sivjet kam shumë kërkesa profesionale dhe mendoj se do jetë një vit ndryshe nga tjerat. Më 10 shkurt në Linz të Austrisë do të ngjitem në ring kundër Xhevat Muftiçit i cili vjen nga Bosnja, ku shpresoj edhe të fitoj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test