Wilder shpalos objektivin: Dua rekordin e 50 fitoreve të Mayweather

Boksi

Wilder shpalos objektivin: Dua rekordin e 50 fitoreve të Mayweather

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 07:01
Deontay Wilder

Boksieri amerikan Deontay Wilder, kampion bote në peshat e rënda në katergorinë WBC, ka deklaruar sot se synon të arrijë rekordin e 50 fitoreve dhe asnjë humbje të Floyd Mayweather.

Deri më tani, Wilder ka rekordin 39-0, ende i pamposhtur në karrierë dhe synon të unifikojë titujt kampionë bote në peshat e rënda.

Amerikani ka zhvilluar sot një seancë stërvitore në publik, duke qenë pranë fansave të tij, teksa përgatitet për duelin e 3 marsit ndaj kubanezit Luis Ortiz.

“Pasi të kem unifikuar titujt kampionë bote në peshat e rënda, do ta kem shumë të lehtë të arrij rekordin e 50 fitoreve. Unë nuk jam një boksier që i çoj gjërat në raundin e 12-të, nuk ka kohë shtesë për mua. Unë jam një artist në fitoret me “KO”. Nuk dëmtohem, por i shkatërroj rivalët e mi, i dërgoj njerëzit në spital. Kur përballesh me mua, koka jote nuk është më njësoj pas duelit. Nëse duelon me mua, ke firmosur edhe një mandat me vdekjen”, tha boksieri amerikan Deontay Wilder.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat