Trajneri i McGregor: Ja çfarë do të ndodhte nëse Mayweather do të ndeshej me McGregor në MMA - Bota Sot
Trajneri i McGregor: Ja çfarë do të ndodhte nëse Mayweather do të ndeshej me McGregor në MMA

Boksi

E shtunë, 23 qershor 2018

Trajneri i McGregor: Ja çfarë do të ndodhte nëse Mayweather do të ndeshej me McGregor në MMA

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 11:22
Floyd Mayweather dhe Jon Kavanagh

Jon Kavanagh pretendon se do të kishte shumë dëshirë të shihte një ndeshje MMA mes Floyd Mayweather dhe Conor McGregor.

Së fundmi Mayweather ka postuar disa video provokuese në oktagon dhe Kavanagh sheh ngjashmëri me herën e fundit duke u shprehur se diçka për formohet.

“isha dyshues si të gjithë një vit më parë për ndeshjen e boksit. Por në këtë botë të çmendur që po jetojmë, gjithçka mund të ndidhë…Se di, diçka po formohet këtu.”

Një tifoz i vjetër i MMA si Kavanagh do të kishte shumë dëshirë ta shihte sfidën.

“Do të kisha shumë dëshirë të ndodhte. Nuk i hyra arteve marciale për të fituar tituj në UFC, por për kuriozitetin e arteve marciale dhe vetëmbrojtjes.

“Të gjithë e dimë se çfarë do të ndodhë nëse Mayweather ndeshet me McGregor në MMA, por nuk do ta them pasi nuk dua të shtoj kureshtjen. Do të ishte më tepër spektakël se sport por do të ishte diçka e bukur për të gjithë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test