Jakaj: Doja ta nokautoja serbin

Boksi

Jakaj: Doja ta nokautoja serbin

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 17:04
Jakaj: Doja ta nokautoja serbin

Bernardin Jakaj ka mbajt fjalën dhe ka arrit të mposht serbin, Stefan Paunoviq, pikërisht në ditën e Pavarësisë së Kosovës me çka edhe më shumë ka rregulluar këtë festë. Jakaj me meritë erdhi deri tek ky triumf pasi në çdo pjesë të ndeshjes ishte më i mirë. Ai pas ndeshjes “ArenaRing” i falënderoi të gjithë ata që e mbështetën drejt realizimit të kësaj fitore. “Kjo ndeshje për mua ka qenë shumë e rëndësishme, andaj jam përgatit maksimalisht. Prej në fillim kam dominuar, por sjam 100 % i kënaqur sepse doja ta nokautoja  kundërshtarin serb. Falënderoi sponsorët e mi Friseur Ludi, sh2, Limi Bau , OBV Versicherung, dhe familjes shokëve dhe krejt shqiptaret per përkrahjen. Urime 10 vjetorin Kosovë”, tha Jakaj, duke shtuar se ndeshjen tjetër do jetë në muajin Maj, kurse qëllimi i tij është që këtë vit të arrij të shpallet kampion i Austrisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat