Për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në Glattbrug afër Cyrihut , u organizua një mbrëmja “Boxing Night Ziruch”, ku protagonisti kryesor ishte Labinot Xhoxhaj i cili erdhi edhe deri tek fitorja e sigurt duke mposht Joszef Darmos i cili vinte nga Hungari. Me këtë sukses, Xhoxhaj u shpreh shumë i kënaqur andaj edhe ka falënderuar të gjithë ata që e mbështetën. “Arrita edhe një fitore të madhe në karrierën time dhe shpresoj se kështu do të vazhdoj edhe në të ardhmen. Falënderoi të gjithëve që më mbështetën afër ringut dhe atyre që nuk patën mundësi të jenë afër meje. I përshëndes edhe i falënderohem edhe stafit tim dhe të gjithë sponsorëve që besuan në suksesin tim”, tha Xhoxhaj.