Babai i Mayweather: Floyd mendon çdo ditë për një duel në kafaz me Conor

Boksi

Babai i Mayweather: Floyd mendon çdo ditë për një duel në kafaz me Conor

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 17:53
Floyd Mayweather Sr dhe Floyd Mayweather

Edhe pse dy protagonistët e duelit të 26 gushtit, Conor McGregor dhe Floyd Mayweather, kanë deklaruar ditët e fundit se mes tyre nuk do të ketë një revansh, babai i boksierit amerikan ka pohuar sot gjithçka mund të ndodhë.

Përmes një deklarate të bërë publike sot, Floyd Mayweather Sr., babai i boksierit, i ka “hedhur benzinë zjarrit”, duke deklaruar se djali i tij e ka fiksim një duel në kafaz.

“Floyd është i ri, ka ende shumë vite përpara dhe e di që ai e mendon shpesh një sfidë të tillë, që mund t’i japë shumë parà. Unë dua që ai t’i ketë të gjithë paratë e botës, por ajo sfidë në kafaz mund t’i japë edhe më shumë famë, shumë të tjera të ardhura”, u shpreh babai i boksierit Floyd Mayweather, duke deklaruar se gjithçka mund të ndodhë në të ardhmen mes dy sportistëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat