Ortega: Edgar do të pësojë nokautin e parë të karrierës ndaj meje

Boksi

Ortega: Edgar do të pësojë nokautin e parë të karrierës ndaj meje

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 18:18
Frankie Edgar dhe Brian Ortega

Një nga kualitetet që ka bërë Frankie Edgar një nga luftëtarët më të famshëm të arteve marciale mikse është rezistenca e tij.

Ish-kampioni i peshës së lehtë në UFC nuk i ka fituar të gjitha ndeshjet e tij – ai regjistron pesë disfata dhe një barazim bashkë me 17 fitoret – por asnjëherë në 28 sfidat e tij në MMA ai nuk ka pësuar nokaut apo të jetë dorëzuar nga një submission.

Dhe kjo, për Brian Ortega-n, është aspekti më intrigues i ndeshjes së radhës.

Ortega dhe Edgar do të ndeshjen në UFC 222 të shtunën në Las Vegas. Ortega pranon se një nokaut ose submisssion do ta rriste nivelin e tij.

“Kjo është pjesa më e bukur,” shprehet Ortega të hënën.

“Do të jetë një sfidë e madhe pasi do të nxjerrë më të mirën time. Atij nuk ka arritur askush t’i fikë dritat.

“Jam i lumtur që do të ndeshem ndaj një emri të madh si Edgar. Këto janë gjëra që i ëndërron si luftëtar.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat