Deskaj, djaloshi që fitoi gjithçka në amatorizëm tani kërkon suksesin në profesionalizëm

Boksi

Deskaj, djaloshi që fitoi gjithçka në amatorizëm tani kërkon suksesin në profesionalizëm

Nga: Më: 5 mars 2018 Në ora: 13:21
Deskaj

Edhe një sportist nga Kosova po bën karrierë në vendet e huaja, por tani ky djalosh i ka fituar të gjitha në sportin amator dhe tani po kërkon suksesin në profesionalizëm. Bëhet fjalë për Muhamet Deskaj një kampion 21 vjeçar i cili jeton dhe ushtron në Split të Kroacisë por me prejardhje nga Jellovci i Klinës. Ai me sporte luftarake filloi të merret qysh në moshën 14 vjeçare, njëherit me Taekwando kursë më pas edhe me kikboks. Dëshira e tij më e madhe është që të fitoj titujt prestigjioz ne kikboksin profesionist dhe këtë ai e ka filluar pasi nga 9 ndeshje ka vetëm 1 humbje. Ai për “ArenaRing” ka zbuluar edhe disa detaje nga jeta e tij. ArenaRing: Nga cila moshë keni filluar të merreni me sport, dhe pse zgjodhët bash këtë sport? Deskaj: Me sportet luftarake kam filluar të merrem qysh në moshën 14 vjeç, njëherit fillova me Taekwando ku edhe pata shumë suksese, por vëllai Fatmiri stërvitke njëkohësisht kickboks dhe një ditë më ftoi që ti bashkëngjitëm në ushtrime ku trajnerëve iu lash shumë përshtypje dhe ja mbeta në këtë sport.

Në cilin klub u regjistruat dhe kush janë trajnerët e tu?

Deskaj: Stërviti në njërin prej klubeve më të mirë në Kroaci, Pit Bull Gym nga Spliti ku trajner kam Marko Zhaja, Gordan Vatavuk, Luka Tomiç edhe për boks, Ante Matas.

Pas sa muajve stërvitje u futët në ring dhe si ishte fillimi i karrierës juaj?

Deskaj: Pas tri javëve ushtrime jam fut në ring, respektivisht kur kisha 15 vjet dhe e njëjta më shumë ka qen si sparing. Fillimisht kam pasur shumë trem, por u tregova luftarak, mirëpo nuk ja arrita qëllimin dhe e humba takimin me pikë. Mirëpo kjo humbje mua më motivoj shumë, dhe në vazhdim 10 ndeshje shënoja vetëm fitore. Fillimi i karrierës mund të them lirisht se ka qen i suksesshëm, sepse pas tre ndeshjeve u bëra edhe kampion i Kroacisë. Pas kësaj trajnerët e vërejtën më kualitetin tim ku edhe filluan të më vijnë edhe oferta për tu ndeshur.

Sa është i zhvilluar ky sport në vendin ku jeton?

Deskaj: Kikboksi në Kroaci tani ka filluar të zhvillohet dhe tani kemi edhe përkrahje nga shteti kroat dhe unë jam i kënaqur me mbështetjet që na bëjnë.

Sukseset e juaja?

Deskaj: Shtatë vite me radhë jam kampion i Kroacisë në të gjitha disiplinat, jam kampion botë në Savate Box, i dyti në kampionatin evropian për senior, por i dyti isha edhe në kampionatin evropian për junior dhe i treti në botë në K1. Dy herë isha kampion i Kupës së Evropës (senior dhe junior). Në ndeshjet profi kam 9 fitore, 1 humbje ku 4 kanë qenë me KO.

Ndeshja e radhës dhe ku po i zhvilloni përgatitjet?

Deskaj: Ndeshja e radhës është më 10.03.2018 kur do ndeshem për kampion të Kroacisë. Përgatitjet për këtë kampionati jam duke i bërë në klubin tim dhe shkojnë shumë mirë. Para 3 muajve pata një lëndim në dorë ku dëmtova 2 gishtrit në stërvitje. Ende jam në terapia ama do më duhet edhe kështu që të ngjitem në ring. Si gjithnjë unë prapë pres fitore.

Planet e juaja për të ardhmen?

Deskaj: Planet e mija janë që me zhvillu sa më shumë ndeshje profesionale sepse si amator më i tregova kualitet e mija dhe skam më qka të jap duke fituar shumë tituj. Tani po dua edhe nje profi titull dhe besoj shumë shpejt do e arrij edhe këtë.

Familja si e ka pranuar këtë sport dhe sa keni mbështetje?

Deskaj: Familja ime e ka pranuar mirë këtë sport dhe jam fatlum për këtë sepse edhe tani mbështetjen më të madhe e kam bash nga familja ime dhe për këtë iu falënderoj publikisht.

Sa keni bashkëpunime me sportistët tjerë në Kosovë - Shqipëri dhe jashtë saj?

Deskaj: Fatkeqësisht ende nuk kam bashkëpunuar me sportist shqiptar, por kisha pas dëshirë që në të ardhmen të kam kontakte bashkëpunimi.

Ndjenja jote me e mire nga ky sport dhe me e keqja?

Deskaj: Ndjenja më e mirë e imja në këtë sport është kur u bënë Kampion i botës. Kam qenë shumë i kënaqur se puna ime u shpërblye me sukses, ndërkohë që ndjenje të keqe për momentin ende nuk kam përjetuar. Shpresoj të jetë ashtu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat