Alvarez pozitiv me doping

Boksi

Alvarez pozitiv me doping

Më: 6 mars 2018 Në ora: 17:15
Pamje nga një meç

Boksieri i famshëm meksikan i peshave të mesme Saul “Canelo” Alvarez bën me faj ushqimin për testin e dështuar të antidopingut, që mund të vërë në rrezik zhvillimin e meçit të madh me boksierin kazak Gennady Golovkin. Fakt është që 27-vjeçari nga Guadalajara rezultoi pozitiv ndaj një substance të ndaluar siç është klenbuteroli, megjithatë promotorët e tij e shfajësuan menjëherë Kanelon duke ia vënë fajin ushqimit. Gjithçka ndodhi pas një testi të kërkuar nga ai vetë, përpara rindeshjes me kampionin në fuqi të peshave të mesme Gennady Golovkin, për t’u mbajtur me 5 maj në SHBA, i vlefshëm për gjithë brezat WBA, WBC, IBF dhe IBO.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat