Konfirmon rikthimin në ring

Boksi

Konfirmon rikthimin në ring

Më: 7 mars 2018 Në ora: 13:10
Manny Pacquiao

Boksieri filipinas Manny Pacquiao nuk ka ndërmend të tërhiqet nga sporti edhe pse 39 vjeç dhe prej kohësh ka nisur karrierën si politikan në Senatin e vendit të tij.

Në një deklaratë për mediat, ish-kampioni i botës ka deklaruar se nuk do të duelojë më 14 prill në Las Vegas, por se synon që të rikthehet në ring në maj ose qershor. Pacquiao shënjestron një duel me Lucas Hatthysse ose Danny Garcia, përballje që do të zhvillohet në Malajzi.

“Përfundimisht mund të konfirmoj se sfidën e radhës do ta zhvilloj në Malajzi, në maj ose në qershor. Dy kandidatët e mundshëm janë Hatthysse ose Danny Garcia, por së shpejti do t’ju konfirmoj emrin e rivalit tim”, tha filipinasi në një intervistë për mediat. Manny Pacquiao ka një rekord prej 59 fitoresh, 7 humbjesh dhe 2 barazimesh në karrierë dhe preferon Hatthysse si rival, pasi është kampion bote në kategorinë WBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat