Yoka u bë i famshëm dy vite më parë

Boksi

Yoka u bë i famshëm dy vite më parë

Më: 8 mars 2018 Në ora: 11:07
Pamje nga një meç

Boksieri francez Tony Yoka, fitues i medaljes së artë në Lojërat Olimpike “Rio 2016” në peshën super të rëndë, është pezulluar një vit nga të gjitha aktivitetet, pasi ka shkelur rregullat antidoping. Yoka nuk është paraqitur në tri teste radhazi antidoping, duke shkelur disa herë rregulloren e WADA-s, ndaj dhe Federata Franceze e Boksit ka marrë masën e pezullimit për një vit nga të gjitha aktivitetet të boksierit 25-vjeçar.

Yoka u bë i famshëm dy vite më parë, kur fitoi medaljen e artë në Olimpiadën braziliane, kur në finale mposhti britanikun Joe Joyce, në një përballje të diskutueshme në peshën 91 kg. Vitin e kaluar, francezi ka debutuar në nivelin profesionist, ku deri më tani ka zhvilluar 3 duele, por karriera e Yoka do të pësojë një ndalesë të gjatë. Gjithsesi, në rast përsëritje, dënimi ndaj boksierit kampion olimpik mund të bëhet më i madh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat