Valdez mbron titullin

Boksi

Valdez mbron titullin

Më: 11 mars 2018 Në ora: 16:16
Pamje nga meçi

Boksieri meksikan Oscar Valdez mbrojti titullin kampion bote të peshës pupël në kategorinë WBO, pas fitores me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj britanikut Scott Quigg, duel që u zhvillua në Kaliforni. Një sfidë me rivalitet, ku të dy boksierët e kërkuan triumfin, por përvoja e 27-vjeçarit Valdez bëri që ai të triumfojë, duke korrur suksesin e 24-t në karrierë në po kaq duele të zhvilluara (19 fitore me KO dhe asnjë humbje).

Valdez arriti gjatë duelit t’i thyejë hundën kundërshtarit britanik dhe u ça në vetull, ndërsa meksikani humbi një dhëmb gjatë duelit dhe i doli shumë gjak nga goja. Pra, një sfidë e egër, ku boksierët nuk i kursyen goditjet e rënda në ring. Gjithsesi, gjyqtarët ishin unanim në vendimin e tyre dhe të tre në favor të Valdez, duke votuar 117:111, 117:111 dhe 118:110. Quig fitoi vetëm 3 nga 12 raunde, ndaj dhe fitorja e Valdez ishte e merituar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat