Mazrekaj nokauton Kovaçin

Boksi

Mazrekaj nokauton Kovaçin

Nga: K.Goca Më: 12 mars 2018 Në ora: 17:52
Petrit Mazrekaj

Boksieri me prejardhje nga Kosova, Petrit Mazrekaj, shënoi fitore të rëndësishme në profesionalizëm. Ai në rundin e dytë e nokautoi hungarezin Adam Kovac, në meçin që u zhvillua në Szombathely të Hungarisë. Mazrekaj ishte më i lëvizshëm dhe në disa raste ka shpërndarë edhe goditje përvëluese për rivalin, saqë e nokautoi në rundin e dytë. “Kam korrur fitore të madhe, e cila është arritur me vullnetin, përkrahjen dhe ndihmën e tifozëve tanë, që më dhuruat. E dëshmova veten se kam gjak shqiptari dhe që godas Kuq e Zi”, ka thënë Mazrekaj, që bokson në kategorinë super të mesme në versionin WBC.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat