Salihu: A e di kryeministër sa herë isha te zyra juaj? Ramush, nëse me ki shok, mi kryen do borxhe

Boksi

Salihu: A e di kryeministër sa herë isha te zyra juaj? Ramush, nëse me ki shok, mi kryen do borxhe

Nga: Kemajl Goca Më: 23 mars 2018 Në ora: 17:05
Aziz Salihu

Kryetari i klubit të boksit Prishtina, Aziz Salihu, fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984, është i revoltuar, sepse nuk ka mundë t’i kryejë të gjitha obligimet që i kishte në turneun ‘Faleminderit Amerikë dhe diasporë”. “Pas dy muaj e më shumë, u gëzova që me ra ndërmend të mbajë turneun ‘Faleminderit Amerikë dhe diasporë’. Shkova në Zurich që të bëjë diçka, por atje ishte kohë e keqe dhe më shumë fjeta në hotel sepse nuk munda të kërkoja sponsorë. Nuk mi dhanë mjetet financiare herën e parë për turneun dhe gjithherë kam pasur telashe me sekretarin e ministrisë edhe pse nuk kam unë asgjë kundër tij. E shtyra për dy javë turneun, dhe unë vrapoja në vendet e ndryshme, duke shpenzuar për t’i ftuar boksierët.

Disa ministra me premtuan që të me ndihmojnë dhe asnjëri nuk më ka ndihmuar.  Shkaku i kohës së keqe nuk mund ta mbaja turneun në janar dhe të mbaja në mars. Vendosa që mos të jem gënjeshtar dhe i çova paratë për boksierët në Bullgari, Shqipëri, Maqedoni etj. dhe të cilët erdhën. Përditë isha të kryeministri Ramush Haradinaj, por këshilltarët e tij gjithherë me thoshin: Mos hajde. Kur erdh puna prapë, këshilltarët e Ramushit me lypën një kërkesë dhe u thash: Iu kam pru dy a tri kërkesa më herët. Ia çova një kërkesë tjetër dhe më thoshin se Ramushi është i zënët dhe nuk u takova. 3700 euro mi kanë dhënë me vonesë ministria e sportit. Ibër Alaj, drejtor i DSK-së me doli burrë. A e dini se çfarë nervoze isha dhe sëmundja ime nuk e duron atë. Kur është pyetje qeveria, i kam nderuar shumë dhe do të vjen dita, do të tregoj se çfarë kam bërë për Ramushin. Ndoshta këshilltarët nuk i kanë treguar Ramushit, por është marre që unë me shkua dhe mos me taku.

Si Kadri Veselin, si Ramush Haradinajn, i kam shokë dhe me përqafojnë. Ndoshta janë ardhur disa këshilltarë te Ramushi, nuk më dojnë të mirën, janë njerëz pa shkollë.  Nuk e di, a e dinë se çfarë kam bërë për sportin e Kosovës, ku jam i rrahur dhe i maltretuar nga Serbia. Në fund kam mbetur që t’i paguajë do borxhe dhe këtë muaj kam pasur me shkuar në kontroll, të gjitha të hollat i kam dhënë për turne dhe e kam lënë veten keq. Ramush, nëse me ki shok, mi kryen do borxhe që i kam për turneun ‘Faleminderit Amerikë dhe diasporë’, si dhe ato për spital, se shëndeti po më keqësohet”, tha Salihu për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat