Kombëtarja e boksit me 3 sportistë në Europian

Boksi

Kombëtarja e boksit me 3 sportistë në Europian

Më: 23 mars 2018 Në ora: 22:04
ilustrim

Me datat 26 mars-1 prill, në Rumani do të zhvillohet Kampionati Europian i Boksit për kategorinë U-22, aktivitet ku do të përfaqësohet edhe Shqipëria me 3 boksierë. Nën drejtimin e trajnerëve Zef Gjoni dhe Jozef Sermi janë përzgjedhur boksierët Krenar Zeneli (garon në peshën 56kg), Arjon Kajoshi (garon në peshën 77kg) dhe Alber Kapaj (garon në peshën +91kg). Të dielën do të kryhen peshimet përkatëse dh hidhet shorti i aktivitetit, ku kuqezinjtë synojnë të bëjnë një paraqitje të mirë.

Të tri këta boksierë janë të ekipit të Vllaznisë, sportistë që trajneri Zef Gjoni i njeh mjaft mirë, pasi i stërvit përditë, ndaj dhe shpreson se ata do të bëjnë një paraqitje të mirë, duke synuar edhe zonën e medaljeve. Ai që pretendon më shumë për medalje është Kajoshi, që vjet, në këtë eveniment u rendit i shtati në Europë. Të tri boksierët janë përgatitur intensivisht javët e fundit për këtë aktivitet, duke synuar një rezultat historic për boksin tonë në arenën ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat