Fury: AJ mos u ndesh me Wilderin se do të mi rrëmbejë 50 milionët e mi duke të nokautuar, më lejo mua të të thyej

Boksi

Fury: AJ mos u ndesh me Wilderin se do të mi rrëmbejë 50 milionët e mi duke të nokautuar, më lejo mua të të thyej

Më: 2 prill 2018 Në ora: 00:44
Tyson Furyt

Tyson Furyt nuk i ka lënë aspak mbresa dueli i të shtunës mbrëma ndërmjet Anthony Joshuas dhe Joseph Parkerit, ndërsa teksa e komentonte drejtpërdrejtë ndeshjen, ai vazhdonte të thoshte se nuk ishte një përballje si u ka hije kampionëve botërorë në kategoritë e peshave të rënda.

Boksieri nga Zelanda e Re u bë i pari që i bëri ballë për 12 raunde boksierit britanik, i cili në fund fitoi me pikë dhe u bë kampion i unifikuar duke rrëmbyer edhe titullin WBO, krahas atyre që i posedonte (WBA, IBF dhe IBO).

Dhe menjëherë pas meçit u rikthye kryetema në sportin e boksit që qarkullon tash e disa muaj – dueli i shumëpritur ndërmjet Joshuas dhe Deontay Wilderit (kampionit në kategorinë WBC).

Derisa ndodhej në ring, ‘AJ’ u pyet nga gazetarët se a do ta zhvillonte duelin me amerikanin dhe përgjigja ishte:  “Le ta bëjmë”, ndërsa fjalët e 28-vjeçarit ishin të mirëpritura nga Wilder, i cili përmes rrjeteve sociale u shpreh entuziast për përballjen e mundshme me kampionin e unifikuar.

Natyrisht që më pas kanë vazhduar ngacmimet dhe provokimet përmes mediave dhe rrjeteve sociale dhe tash një meç midis tyre duket shumë i mundur.

Në ndërkohë, njëri nga boksierët që pret një duel me Joshuan është edhe ish-kampioni i unifikuar, Tyson Fury. Ai e ka këshilluar britanikun që të mos ndeshet me Wilderin, sepse sipas tij, amerikani do ta nokautojë.

“AJ të lutem mos u ndesh me Wilderin, sepse do të të nokautojë dhe do të mi marrë 50 milionë funtet e mia. Lejomë mua të të thyej, ti vocërrak i neveritshëm”, ka thënë Fury në një video të publikuar në rrjetet sociale.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat