Ferguson sulmon Khabib: I hoqi bukën e gojës fëmijëve të mi

Boksi

Ferguson sulmon Khabib: I hoqi bukën e gojës fëmijëve të mi

Më: 2 prill 2018 Në ora: 09:00
Tony Ferguson dhe Khabib Nurmagomedov

Tony Ferguson akoma nuk e ka falur Khabib Nurmagomedov për tërheqjen e tij nga dueli i UFC 209 vetëm 11 orë përpara ndeshjes.

“Shpresoj të kesh dietën nën kontroll,” shprehet Ferguson. “Herën e fundit i hoqe fëmijëve të mi bukën e gojës.

“Tani që po flasim bashkë unë jam duke bërë stërvitje, po ti çfarë po bën Khabib? Po mbush mullën me tiramisu?

“Fokusohem te dieta jote pasi herën e fundit nuk arrite të ishe në peshë për ndeshjen. Ai është një luftëtar që ha kek me piru argjendi. Do ta marr kekun e do ta godas në fytyrë.”

Ferguson shprehet se do të ishte i hapur për një zëvendësues në Khabib nuk arrin sërish të jetë në peshën e duhur, duke emëruar Conor McGregor si kandidatin e mundshëm.

“Absolutisht, më jepni McGregor. Do ta ndaj në dysh atë kurvë. Nuk më intereson se kë luftëtar më vënë përballë. Jam një kampion dhe luftoj si një kampion me apo pa brezin.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat