Ekstremistët e Arkanit e kishin paralajmëruar për burgosje këtë sportist të Kosovës

Boksi

Ekstremistët e Arkanit e kishin paralajmëruar për burgosje këtë sportist të Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 5 prill 2018 Në ora: 10:56
Shkrimi në gazetën e atërheshme Bujku

Historia e sportistëve të Kosovës dhe në përgjithësi e popullit të Kosovës ka qenë me vuajtje të mëdha. Vitet e 90-ta, vitet e terrorit të madh nga regjimi kriminal i Serbisë. Një ngjarje që duhet kujtuar është e fund dhjetorit të vitit 1993, kur ishin rrahur e arrestuar e burgosur disa nga sportistët e Republikës së Kosovës. Sipas asaj që shkruan gazeta e atëhershme “Bujku” krahas Mazllum Belegut, si kryetar i Federatës së Sporteve të Kosovës, ishte arrestuar edhe Aziz Salihu, si nënkryetar i Komitetit Olimpik të Kosovë dhe si emër i madh i sportit.

Madje ekstremistët e organizatës kriminale të Zhelko Razhnjatoviq – Arkan, e kishin paralajmëruar arrestimin dhe burgosjen e fituesit të medaljes olimpike në vitin 1984 në boks, Salihu. Kohën kur ka ndërhyrë milicia kriminale serbiane në lokalit te BBC,  sportistët e asaj kohe tregojnë se Aziz Salihun e kanë rrahur keq. Madje ‘Zizi’ u kishte thënë inspektorëve serb: Unë jam ministër i sportit! Më pas, ka pasur edhe dajaku ndaj tij pa fije mëshire.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat