Namajunas mbron titullin ndaj Joanna-s me vendim unanim

Boksi

Namajunas mbron titullin ndaj Joanna-s me vendim unanim

Më: 8 prill 2018 Në ora: 09:36
Rose Namajunas dhe Joanna Jedrzejczyk

Rose Namajunas qëndroi në këmbë dhe shkëmbeu grushte me një nga luftëtaret më të mira në botë, Joanna Jedrzejczyk, dhe u largua nga kafazi kampione e konfirmuar.

Namajunas mposhti Joanna-n me vendim unanim në revanshin e peshës 115 pound. Namajunas fitoi me vendim unanim 49-46.

Ajo ishte e fortë në 10 minutat e para, humbi pak ritmin në raundin e tretë dhe të katërt por u rikthyer e fortë në të fundit.

Titulli i peshësh kashtë për femra ishte eventi i dytë kryesor i UFC 223 në Barclays Center të Brooklyn në New York.

“Kërkoj falje që nuk isha aq mirë teknikisht sa herën e parë por ia dola. Ajo kishte të drejtë, problemet me peshën e kushtëzuan ndeshjen e parë. por unë jam thjesht më e mirë.

“Mund të kisha qenë më mirë me këmbët, por trajnohem me Pat Barry, një nga më të mirët në goditjet e ulëta me këmbë, që më godet gjatë gjithë kohës,” ishin fjalët e “Thug” Rose në fund të sfidës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat