Ky është personi që e bëri Aziz Salihun për spital, që mezi e njohën edhe shoqëria

Boksi

Ky është personi që e bëri Aziz Salihun për spital, që mezi e njohën edhe shoqëria

Nga: Kemajl Goca Më: 9 prill 2018 Në ora: 15:48
Aziz Salihu

Dalin në sipërfaqe edhe emrat e sigurimit shtetëror serb, se cili nga e kishte rrahur fort e keq Aziz Salihun, ish boksierin e mirënjohur dhe në fakt e kishin bërë edhe për spital në fund të dhjetorit të vitit 1993. Fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 ishte sulmuar keq nga milicia kriminales serbe dhe në fakt nga sigurimi shtetëror. E gjitha kishte ndodhur gjatë mbajtjes së ceremonisë së shpalljes së sportistëve më të mirë. Bajram Kabashi, autor i librit të Aziz Salihut, kujton kohën e okuipimit dhe trishtimin kur e kishe parë ‘Zizin’ në gjendje të tmerrshme.

“Më kujtohet mirë ajo ngjarje e trishtueshme kur nën organizimin e Sigurimit Shtetëror serb në Prishtinë, qe organizuar pengimi i shpalljes së sportistëve të vitit dhe të formimit të Komitetit Olimpik të Kosovës, në krye të së cilit në atë kohë qe zgjedhur sportisti e boksieri i famshëm, Aziz Salihu. Këtë zgjedhje të tij në krye të Komitetit Olimpik, që kishin të drejtë ta formonin vetëm shtetet e Kosova ishte nën okupim, nuk kishte mundur ta gëlltiste Serbia. Kryesorët që e organizuan rrahjen mizore të Azizi Salihut e të tjerëve,- por që në veçanti ‘Zizin’ e patën dërmuar, ishin agjentët e njohur të SSH të Serbisë, Zoran Stijoviq dhe Xhafer Bejiqi. Meqenëse isha duke punuar rreth shkrimit të librit bashkëbisedues me Aziz Salihun, ‘Aziz Salihu-Yll që vazhdon të shndrisë!’, e pata vizituar AS-in e boksit pas rrahjes mizore, në banesën e tij në “Kodrën e Diellit”.

Ishte e tmerrshme , veç me e shikue se çka i kishin ba sportistit të madh , me trupin gjigand. Krejt trupin e kishte zi e “pleh” prej rrahjes mizore me mjete të forta, pasi ka qenë vështirë të zaptohej një person me fizik të tille e aq i shkathët në sportet luftarake. Kanë kaluar javë të tana pastaj derisa Zizi është ngritë në këmbë pas rrahjes dhe poshtërimit që ia kishte ba Sigurimi Shtetëror Serb, në Prishtinë”, shkruan Kabashi, shkrimit e të cilit e ka përcjellë për gazetën “Bota sot”, vëllai i Azizit, Reshati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat