Prishtina ka qenë pesë herë kampion i ish Jugosllavisë në periudhën e viteve të 70-ta dhe të 80-ta. Gjeneratë e artë dhe ende përmendet nga brezi i vjetër i asaj kohe. Emra të mëdhenj të boksit, nga trajneri (i ndjeri) Lah Nimani, boksierët Xhevdet Peci, Aziz Salihu, Xheko Muhoviç, Beqir Berisha, Nazif Gashi, Bajram Hashani, Mehmet Bogujevci, Shefki Bogujevci, Zoran Dediç dhe Haki Peci, Sami Buzolli, Fatmir Makolli, Afrim Majanci, Nysret Rexhepi, Abedin Lika, Skënder Hajdini, Sahit Hajdini, Ismet Haziri, Mërgim Shala, Zahir Shabani, Daut Dauti, Naser Bajrami, Agim Latifi, Muharrem Gjocaj, Latif Demolli, i ndjeri Ali Ndrecaj, etj.
Skënder Hajdini me mustaqe dhe Afrim Majanci
Në foto është Skënder Hajdini, prej boksierëve më të mirë që kishte Prishtina, me flokë të dredhura dhe me mustaqe, por ndryshimi i tij nga viti 84-të e këndej është 100 për qind.