Ka shumë fotografi të jetës së tij profesionale dhe private. Disa i ruan me krenari e disa me pas mundësi do t’i zhdukte që sot, por nuk ka në duart e tij! Sepse disa nga fotot më nuk i pëlqejnë, madje as kjo me ish këngëtaren e mirënjohur Lepa Brenën (Fahreta Jahiç-Zhivojinoviç).
‘Zizi’ më nuk flet me krenari për këtë foto, por kjo foto ishte bërë kohën kur të gjithë vraponin pas tij, si yll i madh i sportit, kohën kur kishte fituar medaljen e bronztë në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo fotografi ishte publikuar në vitin 1985 në një lokal të njohur të asaj kohe, ‘Duka’ në Beograd.