Ish-kampioni botëror i peshave të rënda, Tyson Fury njoftoi rikthimin e tij në ring javën e kaluar. Ai do të luftojë më 9 qershor në Manchester.
Edhe pse ende nuk dihet se me kë do të luftojë, dje u raportua shumë në mediat shqiptare dhe britanike se kundërshtari i ardhshëm do të jetë shqiptari, Sefer Seferi.
Edhe bastoret sportive e shohin se Seferi nga Gostivari i Maqedonisë është kundërshtari i ardhshëm i Tyson Furyt.
Kujtojmë se Tyson Fury para dy viteve mposhti boksierin ukrainas, Wladimir Klitschko. Ai u suspendua nga Federata Ndërkombëtare e Boksit për shkak të “dopingut”. Britaniku kërkon të rikthehet sa më shpejtë dhe të jetë i gatshëm/formë për t’u përballur me kampionin aktual, Anthony Joshua.