Shabani godet Federatën e Boksit: Një Armend e patët...

Boksi

Shabani godet Federatën e Boksit: Një Armend e patët...

Nga: Kemajl Goca Më: 18 prill 2018 Në ora: 16:18
Milot Shabani

Ish boksieri i kombëtares së Kosovës, Milot Shabani (69 kg), ka atakuar keq Federatën e Boksit të Kosovës. Ai ka shkruar mes të tjerash, se e patët një Armend Xhoxhaj dhe e humbët edhe atë. “Derisa të është kjo strukturë në federatë, çdo pjesëmarrje e boksierëve të Kosovës, qysh në xhiron e parë do të humbin dhe arsyeja është: na dëmtuan referët, pra si gjithmonë, na është bërë rutinë kjo. Por patëm rastin me ndryshuar kryesinë, por po ju konvenon kështu, grahni pra! Kurrë medalje nuk keni me pas me këta drejtues! Një Armend e patët dhe ata e zhgënjyet, u largua, doli në profi pa ndonjë medalje botërore. Gjynah është prej atij boksieri! Lutem që të mbushen mend e ndryshoni diçka”, shkruan Shabani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat