Zymberi: Mehmet, unë qenkam fajtori që nuk paskam siguruar të holla!

Boksi

Zymberi: Mehmet, unë qenkam fajtori që nuk paskam siguruar të holla!

Nga: Kemajl Goca Më: 18 prill 2018 Në ora: 18:53
Zymberi

Në boks disa herë ka mospajtime e përplasje mes vete! Kryetari i Shoqatës së Trajnerëve të Boksit të Kosovës, Musli Zymberi, i cili është edhe pjesë e Bordit të federatës, tha se ende nuk e kupton se si mund të shkojnë pa përgatitje në Kampionatin Evropian. 

Zymberi çuditet se si sekretari i përgjithshëm i federatës, Mehmet Bogujevci, ka deklaruar se po shkojnë në Evropian me paratë e huazuara. “E para, mirë që më njoftoi Mehmeti se unë qenkam fajtori që nuk paskam siguruar të holla për përgatitje të përfaqësueses, e dyta, z. Bogujevci thotë: ‘Përgatitjet bëhen sipas kushteve’. E pyes unë: Kush duhet ti sigurojë kushtet?

Apo ndoshta jemi në pritje që të fitojmë në lloto. Ankohet se me para të huazuara kanë udhëtuar për në Itali. Le të shkojnë në ministri nëse e kanë ndonjë kuti të ankesave, aty le ta deponojnë ankesën. I respektuari Bogujevci thotë se para një muaji kanë qenë në përgatitje, shumë e vërtetë, por ai grumbullim ka qenë i gjitha grupmoshave dhe i të dy gjinive, gjë që nuk ka fare të bëjë me këtë që unë e kam thënë, prapë do ta them, është dashur që këta tre garues që kanë me marrë pjesë në Kampionatin Evropian për grupmoshat 17-18 vjeçar të përgatiten sa më mirë, që të shpresojmë në medalje.

Sekretari e thotë edhe atë se janë klubet që duhet ti përgatitin boksierët e jo federata. Edhe këtu do përgjigjem, ne klubet i përgatitim kur këta përfaqësojnë klubet amë, a në rastin konkret këta përfaqësojnë Kosovën. Më vonë thotë se federata mund t`i dërgojë në përgatitje speciale, gjë që unë bash këtë jam duke e thënë, pse nuk u mundësua kjo? E potencon edhe kampin ndërkombëtarë, gjë që plotësisht pajtohem, menjëherë thotë se nuk ka mjete, për këtë fakt jam...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat