Zymberit i ka mbetur hatri goxha te Bogujevci - Bota Sot
Zymberit i ka mbetur hatri goxha te Bogujevci

Boksi

E diel, 22 korrik 2018

Zymberit i ka mbetur hatri goxha te Bogujevci

Nga: Kemajl Goca Më: 19 prill 2018 Në ora: 11:02
Musli Zymberi

Kryetari i Shoqatës së Trajnerëve të Boksit të Kosovës, Musli Zymberi, i cili është edhe pjesë e Bordit të federatës, tha se i ka mbetur hatri goxha te Bogujevci.

“Në fund z. Bogujevci thotë se unë jam më përgjegjës se ai, ngase unë qenkam kryetar i shoqatës së trajnerëve, njëkohësisht edhe anëtarë bordi, çka ashtu është, dhe më tregon se unë po u obligojsha me siguruar mjete, për këtë nuk kam qenë në dijeni, tani e tutje do ta kem parasysh, por cili do jetë roli i kryetarit, sekretarit të përgjithshëm, sekretarit teknik?

Ndoshta puna kryesore e tyre do të jetë: Të ftohen në intervista, të fotografohen dhe ta mbushin fb me foto nga secili udhëtim”, thotë Zymberi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test