Kjo është rroga që merr në muaj Aziz Salihu nga shteti i Kosovës

Boksi

Kjo është rroga që merr në muaj Aziz Salihu nga shteti i Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 20 prill 2018 Në ora: 15:55
Aziz Salihu

Ish boksieri i mirënjohur, Aziz Salihu, aktualisht kryetar i klubit të boksit Prishtina, e pranon për herë të parë, se nga shteti i Kosovës, merr rrogë për kontributin e tij. Sipas tij, kjo rrogë apo si kontribut që merr për punën që ka bërë si sportist i madh, nuk i mjafton, kur ka të gjithë anëtarët e familjes pa punë!

“Unë i marrë 700 euro në muaj, por e kam qiranë me paguar 350 euro, plus rrymën, fakultetet fëmijëve, plus me sëmundjen time që ballafaqohem, si me ia dal me këto mjete? 

Si vajza ime, Monika që ka qenë në AAK të Ramushit, kurrë s’ka marrë asnjë centi nga ajo parti. Ata nuk dojnë ta dëgjojnë as emrin tim as të Monikës, kjo nuk është në rregull Ramush Haradinaj”, tha për gazetën kombëtare “Bota sot”, Aziz Salihu, fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat