Caktohet data dhe kundërshtari i radhës për Robin Krasniqin

Boksi

Caktohet data dhe kundërshtari i radhës për Robin Krasniqin

Më: 21 prill 2018 Në ora: 21:40
Ilustrim

Felix-Promotion në Hungari kanë nënshkruar një marrëveshje të re televizive, që bën thirrje për gjashtë shfaqje boksi në Hungari këtë vit dhe dy jashtë vendit.

Njëra ndër to është edhe meçi mes Robin Krasniqit dhe Stas Kashtanov.

Boksieri me origjinë nga Juniku dhe rusi Kashtanov përleshen për titullin EBU në kategorinë super të mesme më 2 qershor, njofton EBU.

Lufta nuk është shpallur zyrtarisht nga promotori SES i Krasniqit, por sipas EBU-së meçi do të zhvillohet në Bad Tolz, një arenë në qytetin e vogël vetëm në jug të Mynihut ku banon Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat