Lika tregon një sekret: Lah Nimani me shtagë i ka rreh boksierët e Prishtinës, se shkonin nëpër...

Boksi

Lika tregon një sekret: Lah Nimani me shtagë i ka rreh boksierët e Prishtinës, se shkonin nëpër...

Nga: Kemajl Goca Më: 2 maj 2018 Në ora: 13:54
Abedin Lika

Ish boksieri i mirënjohur, Abedin Lika, tregon një sekret të viteve të 70-ta dhe të 80-ta. Ai tha se Lah Nimani ka qenë trajner i papërsëritshëm. “Lah Nimani, i ndjeri ka qenë trajneri më i madh që kam njohur në boks. Ka pasur një disiplinë të madhe dhe që kishte ndërtuar një gjeneratë të fuqishme të Prishtinës e të frikshme jo vetëm për klubet ish jugosllave.

Në klubin e boksit Prishtina atëkohë, vetëm mu nuk me ka rreh me shtagë, të tjerë po, se shkoni në diskoteka kur shkonim në përgatitje.

Lahi donte disiplinë dhe rregullshmëri, ata që u vononin e shkoni në diskoteka, i rrihte me shtaga. Këtë sekret po e tregoj për herë të parë. E din ata ish boksier se kë e ka rreh me shtagë, mu asnjëherë se me thoshte: Abedin, të kam sugar”, tha Lika për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat