Hearn: Ka 70% shanse që të zhvillohet dueli Joshua-Wilder - Bota Sot
Hearn: Ka 70% shanse që të zhvillohet dueli Joshua-Wilder

Boksi

E premte, 17 gusht 2018

Hearn: Ka 70% shanse që të zhvillohet dueli Joshua-Wilder

Më: 3 maj 2018 Në ora: 15:37
Joushua dhe Eddie Hearn

Eddie Hearn, promotori dhe menaxheri i boksierit britanik Anthony Joshua, ka deklaruar sot se ka 70% shanse që të realizohet sfida mes britanikut dhe rivalit amerikan Deontay Wilder. Të dy boksierët janë kampionë bote në peshat e rënda dhe palët kanë shprehur prej kohësh dëshirën për një duel, që do të unifikonte titujt kampionë në një të vetëm. Por problem është vetëm financa, pasi termat ekonomikë po mban pezull sfidën.

“Kemi bërë disa biseda, që kanë patur rezultate positive gjatë ditëve të fundit. Unë mendoj se me 70% dueli do të zhvillohet. Stafi i Wilder preferon më shumë daljet publike dhe t’i shprehë ato edhe për fansat se çfarë do të ndodhë, të cilat ju i dini. Tashmë do të bisedojmë më shtruar për të gjetur një gjuhë të përbashkët”, tha Eddie Hearn për mediat britanike.

“Bisedimet vazhdojnë dhe ne shpresojmë që të gjejmë një marëveshje, e cila do t’i kënaqë të gjitha palët”, u shpreh më tej menaxheri i boksierit britanik. Anthony Joshua, 21 fitore dhe asnjë humbje në karrierën e tij, mban titujt kampionë bote në kategoritë IBF, WBA dhe WBO, ndërsa Wilder, 40 fitore e asnjë humbje, mban titullin e kategorisë WBC.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test