Tony Bellew mposht me “KO teknik” David Haye edhe në revansh

Boksi

Tony Bellew mposht me “KO teknik” David Haye edhe në revansh

Më: 5 maj 2018 Në ora: 22:37
David Haye nokautohet

(E plotësuar) - Boksieri Tony Bellew fitoi me “KO teknik” në raundin e pestë edhe revanshin ndaj David Haye diel i peshave të rënda, i zhvilluar në stadiumin “O2 Arena” të Londrës, një përballje mes dy boksierësh britanikë që pritej me interes nga të gjithë. Ky është suksesi i dytë radhazi për Bellew ndaj patriotit të tij, që pas triumfit në mars të vitit të kaluar, edhe asokohe me “KO teknik” në raundin e 11-të, këtë herë u tregua edhe më i shpejtë, duke e mposhtur rivalin në raundin e pestë. Për Bellew ky është triumfi i 30-të në ring në karrierën e tij, ku numëron edhe 3 humbje e një barazim.

Edhe pse në dy raundet e para u duk sikur Haye ishte më superior në ring, duke i fituar ato me pikë, në raundin e tretë ndryshon tërësisht pamja e sfidës dhe Bellew nis të hedhë themelet e triumfit. Haye bie dy herë në tapet në sekondat e fundit të raundit të tretë, duke u shpëtuar nga këmbana. Pasi arrin të mbijetojë në raundin e katërt, në të pestin Haye sërish e sheh veten në tapet. Haye përpiqet të qëndrojë në këmbë, por disa grushte të Bellew detyrojnë gjyqtarin të ndalë duelin në mesin e raundit të pestë.

Image

Tony Bellew ka nokautuar dy herë David Haye, por ky u fundit ka surprizuar duke u zgjuar përsëri.

* * * *

Tony Bellew dhe David Haye po boksojnë në Londër.

Meçi i shumëpritur ndërmjet Bellew dhe Haye tashmë ka filluar O2 Arena të Londrës.

Bellew e kishte nokautuar Hayein në rundin e 11-të në meçin e tyre të kaluar të zhvilluar para një viti.

Ai meç ka qenë spektakël boksi pasi Haye u rrëzua dy herë dhe pësoi lëndim të rëndë të këmbës, kurse Bellew pësoi thyerje të dorës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat