Haye: Nuk ndihem mirë

Boksi

Haye: Nuk ndihem mirë

Më: 7 maj 2018 Në ora: 19:33
Haye: Nuk ndihem mirë

Boksieri David Haye ende nuk ka marrë një vendim se çfarë do të bëjë në të ardhmen, pas dy humbjeve që ka pësuar brenda një viti ndaj Tony Bellew, e fundit dy ditë më parë.  “Nuk e di. Nuk ndihem mirë pas kësaj humbje të dytë”, u shpreh boksieri britanik David Haye, i zhgënjyer pas humbjes me “KO teknik” në raundin e pestë ndaj Bellew.

“Do të shoh edhe një herë duelin e fundit dhe të kuptoj saktësisht se çfarë nuk funksionoi, por më duhet të pranoj që Tony Bellew bëri një duel fantastik, heq kapelen para tij. Ndërsa unë nuk dhashë atë që shpresoja. Kjo është e gjitha”, u shpreh Haye, që duket se ka dëmtuar sërish këmbën edhe pas kësaj sfide. “ Jo, nuk ndjej dhimbje. Thjesht Tony ishte më në formë se mua. Ai bëri atë që ishte e nevojshme për ta fituar duelin. Tani do të bisedoj me stafin tim për të ardhmen, pasi ende nuk kemi vendosur për asgjë”, deklaroi më tej David Haye, tashmë 37 vjeç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat