Murseli ndeshet për titull Evrope SPF - Bota Sot
Murseli ndeshet për titull Evrope SPF

Boksi

E hënë, 25 qershor 2018

Murseli ndeshet për titull Evrope SPF

Më: 9 maj 2018 Në ora: 12:45
Ilustrim

Më 9 qershor në Winterthur të Zvicrës do të zhvillohet një eveniment i madh i sporteve luftarake “ICF OpenAir Fight Night” ky organizator është shoqata humanitare – ICF. Në këtë spektakël për titull Evrope në SPF do të ndeshet edhe kikiboksieri me prejardhje nga Ferizaj por që jeton dhe stërvit në Francë, Kadri Murseli.

Ai për kundërshtar do ketë James Benal, i cili njihet si një djalosh i fuqishëm dhe i papërshtatshëm. Kjo aspak nuk e ka tremb, Murselin që të ndeshet madje pret edhe fitore. Ai për agjencinë e sporteve luftarake, “ArenaRing”, tha se përgatitjet për këtë duel është duke i bë në klubin e tij dhe beson se deri para ndeshjes do jetë maksimum i gatshëm për luftë. “Jam duke u përgatitur në klubin ‘Singto Muay Thai Gym’ me trajnerin tim Infante David, dhe mund të them lirisht se maksimalisht jam i përgatitur pasi me padurim pe pres edhe ndeshjen, ku do të ndeshem për titull Evropë. Kundërshtarin tim e njoh dhe i njëjti është shumë i fuqishëm, por unë mendoj se do ta mposhti para kohe dhe në fund unë do jem ai që do i gëzohem titullit”, tha Murseli. Cekim se ky djalosh është kampion i Francës në 81kg dhe në karrierën e tij ka 42 ndeshje, ku prej tyre 38 fitore, 4 humbje – 27 KO.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test