Aziz Salihu sa do që do me ‘ngrënë’ Mehmet Bogujevcin, nuk mundet pa të!

Boksi

Aziz Salihu sa do që do me ‘ngrënë’ Mehmet Bogujevcin, nuk mundet pa të!

Nga: K.Goca Më: 16 maj 2018 Në ora: 18:26
Ilustrim Mehmet Bogujevci dhe Aziz Salihu

Është interesant se Aziz Salihu ka një rivalitet të madh në aspektin sportiv me Mehmet Bogujevcin,  por nuk janë bash armiq të mëdhenj të jetës private. Dihet botërisht se Aziz Salihu disa herë e ka thumbuar Mehmet Bogujevcin, por prapë nuk mundet pa të! Sepse inatet sportive shumë herë din edhe t’i lënë anash.

Ish boksierët e mirënjohur apo ‘Zizi’ fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 dhe Bogujevci nënkampion bote në vitin 1978,  janë emra të respektuar jo vetëm në botën sportive.

Image

Edhe Mehmet Bogujevci pjesë e spektaklit 

‘Zizi’ si gjithmonë është i paparashikueshëm apo edhe një xhentëlmenë i papritur! Sipas një pankarte që ka përgatitur Salihu për turneun e 17 qershorit, janë edhe shumë emra të boksit, por gjithsesi edhe Bogujevci, sekretar i përgjithshëm i FBOXK-së.

Salihu, aktualisht kryetar i KBO Prishtina, si gjithnjë përkujdeset për befasi, kësaj radhe edhe për një turne të madh siç thotë ai. Aziz Salihu sa do që do me ‘ngrënë’ Mehmet Bogujevcin, nuk mundet pa të sepse e konsideron edhe si mik të mirë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat