Maliqi është i vendosur për ta shkatërruar serbin

Boksi

Maliqi është i vendosur për ta shkatërruar serbin

Më: 30 maj 2018 Në ora: 13:44
Maliqi është i vendosur për ta shkatërruar serbin

Boksieri talentuar nga Kosova, Adrian Maliqi Raatz, do të bëjë një rikthim të madh në boks edhe atë në mbrëmjen e madhe të sporteve luftarake “Keta Fight Night” që do të zhvillohet në Munih të Gjermanisë. Maliqi në këtë spektakël do të ndeshet me serbin, Darko Knazheviq, kurse ndeshja do të jetë me gjashtë raunde nga 3 minua. Adriani beson në vetveten andaj edhe ka paralajmëruar fitore. “Përgatitjet për këtë ndeshje i kam zhvilluar në Tiger Arena me Guido Fiedler, Seferin Braha dhe Sigmund Thebert. Ndihem mirë dhe përvëç fitores nuk mendoj asgjë tjetër”, tha Maliqi për ArenaRing, i cili me prejardhje është Mitrovica por i lindur në Gjermani, po bën karrierë në këtë vend duke arrit madje 11 fitore nga 12 ndeshje. Ai me sporte luftarake ka filluar të merret qysh në moshën e re, por njëherit me kikboks kurse në moshën 16 vjeç fillon me boks.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat