Peci flet para meçit të Krasniqit kundër rusit

Boksi

Peci flet para meçit të Krasniqit kundër rusit

Nga: Kemajl Goca Më: 1 qershor 2018 Në ora: 14:37
Xhevdet Peci

Xhevdet Peci, ish boksieri i mirënjohur i gjeneratës së artë të Prishtinës, beson në fitoren e Haxhi Krasniqit ndaj rusit Stanislav Kashtanov.  Meçi mbahet nesër në “WEE Arena” në Bad Tolz afër Munihut. Ky meç është i vlefshëm për titullin më të lashtë të Evropës, EBU. “Respekt për Krasniqin dhe dëshira ime është fitorja. Besoj se Haxhiu do të boksoj me tërë arsenalin dhe në mënyrë racionale dhe mençurisht ndaj kundërshtarit. Ai nuk duhet ‘i lejojë në asnjë formë rusit që të merr frymë, por ta godas teknikisht dhe të sigurojë fitoren”, tha Peci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat