Berisha, talenti që po bën rekorde në Austri

Boksi

Berisha, talenti që po bën rekorde në Austri

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 15:04
Denis Berisha

Denis Berisha një talent i ri dal ngadal po del në sipërfaqe të boksit shqiptar. Një djalosh 15 vjeçar i cili para 2 viteve ka filluar me boks duke u regjistruar në Boxclub-Linz dhe deri tani ka një rekord prej 13 ndeshjeve dhe asnjë humbje. Ai thotë se është i kënaqur nga karriera e tij edhe pse gjithmonë synon se një ditë do të debutoj edhe në boksin profesionist. Ndeshjen e radhës ai e ka më 16 qershor ku edhe po i zhvillon përgatitjet e fundit. “Nga viti 2016 po mbroj ngjyrat e reprezentacionit të Austrisë, kurse suksesin ma të madh e kam në Sllovaki kur edhe zyra vendin e parë në një turne shumë të fuqishëm. Tani po përgatitem për evenimentin e madh që do zhvillohet më 16 qershor ku pres fitoren e radhës”, thotë Berisha për ArenaRing”, djalosh ky i cili me prejardhje është nga Kosova por që ai ka lindur në Austri. Ndryshe, ai falënderon familjen që gjithnjë e mbështet dhe se i jep motivim kudo që paraqitet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat