Seferi i çon mesazh të habitshëm Tyson Furyt!

Boksi

Seferi i çon mesazh të habitshëm Tyson Furyt!

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 19:14
Seferi i çon mesazh të habitshëm Tyson Furyt!

Ditën e shtunë, boksieri shqiptar, Sefer Seferi do të ndeshet me Tyson Furyn në Manchester Arena, në duelin që pritet të jetë tepër emocionues. Seferi do të ketë përballë ish-kampionin e botës, por kjo gjë nuk e tremb aspak. “Kam respekt të madh për Tysonin, është një njeri i madh dhe është një prej boksierëve më të talentuar të shekullit 21. Duket mirë, është boksier i mirë, por unë nuk kam ardhur këtu në Mançester vetëm për pjesëmarrje, kam ardhur për fitore. Po, mund ta nokautoj. Kam përvojë të madhe në kategorinë e peshave të mesme, por në stërvitje kam dueluar me boksierë të kategorive të rënda, prandaj besoj se e kam fuqinë e nevojshme për të mposhtur Tysonin Furin.

Unë do të mundë Tyson Furyn me zemrën time të luanit, unë jam shqiptar dhe ne thjesht lindim për të luftuar, E di se e kam fuqinë për ta mposhtur. Kur ta mposht, do t’ia jap mundësinë e rimeçit”, tha Seferi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat