Haxhi Krasniqi ka dhënë një lajm të mirë për adhuruesit e boksit, pas fitores së tij të titullit evropian EBU këtë muaj.
Boksieri nga Juniku para dy javësh mposhti rustin Stanislav Kashtanov, për titullin e EBU në peshat super të mesme.
31-vjeçari ka bërë të ditur se tashmë është ngjitur në renditje të federatës botërore WBC, ku tani mban pozitën e 13-të.
“Me një lajm të mirë dua të ju urojë festen e Fitër Bajramit. Tani jam rënditur në poziten e 13 të botës në federatën prestigjioze botërore WBC Ju uroj shëndet dhe lumturi pë këtë festë të bekuar”, ka shkruar Haxhi Krasniqi.