Joshua ka kundërshtar të ri

Boksi

Joshua ka kundërshtar të ri

Më: 26 qershor 2018 Në ora: 15:08
Joshua ka kundërshtar të ri

Meçi i shumë pritur midis Anthony Joshuas dhe Deontay Wilderit duke tse do të vazhdojë të jetë “i shumë pritur” dhe nuk do të ndodhë në të ardhmen e afërt.

Anthony Joshua do t’i duhet të presë për përballjen me Deontay Wilderin, pasi Federata Botërore e Boksit (WBA) e ka urdhëruar të nënshkruajë marrëveshjen për luftë me Alexander Povetkin për të mbrojtur titullin.

Kampioni i WBC-së Wilder akoma s’ka nënshkruar kontratën për unifikim të divizioneve për përballjen me Joshuan për të gjithë titujt e kampionit të botës dhe federata WBA më nuk po mund të presë negociatat.
Kjo federatë, raportohet se i ka dhënë ultimatum Joshuas që për 24 orë të përmbushë obligimet për titull.

Mediat e ndryshme, përfshirë këtu Evening Standardin dhe BBC-në kanë bërë të ditur se Presidenti i WBA-së, Gilberto Mendoza i kishte ofruar Joshuas një muaj shtesë për të vazhduar bisedimet për luftë me Wilderin, por marrëveshja akoma s’është arritur dhe e ka thirrur britanikun që të finalizojë marrëveshjen me Alexander Povetkin, rusin i cili sfidon për titullin WBA.

Alexander Povetkin është një prej boksierëve më të mirë të kategorisë së rëndë në botë. Ai luftoi në një prej parameçeve në meçin e fundit që Joshua kishte për tituj dhe bëri një nga nokautet më të rënda që janë parë viteve të fundit në boks, duke e dërguar kundërshtarin David Price, në spital.

Povetkin ka 34 fitore dhe një humbje si profesionist. Ai një herë më herët kishte luftuar për titull bote, por ishte mundur me vendim të gjyqtarëve nga Wladimir Klitschko.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat