Wilder i zhgënjyer nga Joshua

Boksi

Wilder i zhgënjyer nga Joshua

Më: 2 korrik 2018 Në ora: 14:36
Wilder i zhgënjyer nga Joshua

Boksieri amerikan Deontay Wilder dështoi të zhvillonte këtë vit duelin me britanikun Anthony Joshua që do të unifikonte titujt kampionë bote në peshat e rënda në një sportist të vetëm. Palët nuk ranë dakord dhe Joshua do të mbrojë titujt kampionë në kategoritë IBF, WBA dhe WBO ndaj rusit Alexander Povetkin (31 fitore e 1 humbje në karrierë). Ka qenë ky ultimatum që WBA i dha Joshua (21 fitore e asnjë humbje në karrierë), që t’i mbrojë titujt ndaj Povetkin.

“Unë uroj që Povetkin ta hedhë në tapet Joshua. Sinqerisht që ia uroj këtë fitore. Unë e kam mbyllur me Joshua. Nëse dëshiron të duelojë me mua duhet ta ndajë fitimin 50-50, nuk do të pranoj asnjë qindarkë më pak. Unë bëra gjithçka ishte e mundur”, tha Wilder për mediat. “Më vjen keq për njerëzit që e dëshironin këtë sfidë, ashtu sikurse edhe unë. Unë do të shoh përpara për mundësi të tjera. Unë mund të realizoj vetëm ato që unë dua”, u shpreh Wilder.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat