Aksidenti tragjik në Kroaci i merr jetën boksierit shqiptar

Boksi

Aksidenti tragjik në Kroaci i merr jetën boksierit shqiptar

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 10:29
Valentin Kajtazi

Boksieri shqiptar Valentin Kajtazi ka humbur jetën në një aksident tragjik që ka ndodhur sot në Tisno, Kroaci, shkruajnë mediat kroate. Klubi ku 27-vjeçari u trajnua për shumë vite, ekipi kroat i Sibenikut, është tronditur nga ky lajm i hidhur.

"Çfarë të themi, kur në këtë mëngjes morëm lajmin e trishtuar, të gjithë në klub jemi në gjendje shoku. Valentini ishte shembull, ai ishte fillestar por në sajë të këmbënguljes së tij ai u bë një konkurrent dhe luftoi më së miri. Ky lajm na ka goditur. Valentini ishte djalë i mirë, pozitiv dhe shumë i vlefshëm, e pabesueshme që ka ikur", tha Joshko Sunara, trajner i Shibenikut, KBK Petar Kreshimir.

Aksidenti ndodhi në mesantë në Tisno ku boksieri kroat me prejardhje shqiptare raportohet se ka humbur jetën në vendngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat