Aziz Salihu çuditet me Kadri Veselin e Ramush Haradinajn, tregon se çka e ndihmoi Erdogani!

Boksi

Aziz Salihu çuditet me Kadri Veselin e Ramush Haradinajn, tregon se çka e ndihmoi Erdogani!

Nga: Kemajl Goca Më: 18 korrik 2018 Në ora: 15:32
Aziz Salihu çuditet me Kadri Veselin e Ramush Haradinajn, tregon se çka e ndihmoi Erdogani!

Legjenda e boksit Aziz Salihu, nuk ishte i zakonshmi në konferencë, i mungonte humori i mirë, por në fakt ishte shumë i nervozuar dhe i revoltuar në qeveritarët e Kosovës! Kryetari i klubit të boksit Prishtina, Salihu, ballafaqohet me një mijë e një halle dhe sipas tij, Qeveria nuk po e ndihmon në organizimin e turneut të boksit, që janë të përfshirë yjet e boksit të gjeneratës së viteve të 70-ta dhe të 80-ta!

‘Zizi’ ka paraparë turneun ta mbajë me 21 korrik në Prishtinë nëse siguron mjete!  “Ka 2-3 muaj që kam marrë këtë iniciativë në organizimin e turneut, por asnjë qeveritar asnjë ministër dhe askush nuk me ndihmon”, ankohet mes të tjera Salihu. Ai tha se është sëmurë për shkak të të gjitha këtyre brengave.

“Nëse nuk me ndihmojnë Qeveria nuk mund ta mbaj turneun”, thotë ‘Zizi’. Ai habitet se si nuk ndihmohet kur ka qenë themelues i Komitetit Olimpik të Kosovës, i sporteve të pavarura dhe sporteve luftarake, i maltretuar e i rrahur nga pushtuesi serb. “Nëse nuk mbahet ky turne, është marre”, tha më tutje fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos. Në fytyrën e ‘Zizit’ vërehej një ngritje temperature dhe përveç që ishte i merakosur për turneun, edhe për shëndetin e tij.

“Aziz Salihu nuk ka pare as për një analizë, e çfarë qeverie është kjo. Dikujt i pengoj se jam emër botëror! Unë do të punojë me të rinjtë në klubin e boksit Prishtina dhe do të nxjerri sa më shumë emra si gjithherë”, ka thënë ai.

Nëse dështon turneu ‘Zizi’ nuk e fajëson veten: “Faj është i Qeverisë”. Salihu tregon se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka ndihmuar! “Një Erdogan me ka ndihmuar për një analizë! Edhe një analizë mjekësore e kam, nëse me ndihmojnë mirë, nëse jo, nuk kam çfarë bëjë. Nuk e di, a do të më ndihmojnë për analizë a për turne. Një analizë me kushton 3-4 mijë euro, ndërsa për turne më duhet rreth 6 mijë euro”, shpreh brengën Salihu.  “Me xhelozojnë dhe nuk e di pse me xhelozojnë”, tha më tej i elektrizuar Salihu. Legjendës i ka mbetur hatri në Qeverinë e Kosovës.

“Po çuditem me Kadri Veselin e Ramush Haradinajn, është çudi me ta, asnjë shtet nuk i lë kështu yjet e sportit. Marre me thënë Azizi i merr 700 euro në muaj, gjysma më shkojnë për qiranë e banesës, plus gjëra tjera dhe për analizat e mija që nuk jam mirë me shëndet. Kjo Qeveri duhet me ra”, ankohet Salihu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat