Është e gërditshme kur e shikon shtëpinë e një klubit me të suksesshëm që ka pasur Kosova. Gjeneratat e vjetra ende flasin me krenari dhe e kujtojnë kohën kur klubi i boksit Prishtina ka qenë pesë herë kampionë në ish Jugosllavi (1975-76, 1976-77, 1977-78, 1979-80, 1984) dhe gjashtë herë nënkampionë! Klub që kishte emra të mëdhenj të boksit, kampion evropian, nënkampion botëror, fitues medaljes olimpike dhe kampion të shumtë ish jugosllav, është në mjerim me lokale.
Në foto që shihet është shtëpia e klubit të boksit Prishtina, në gjendje të tmerrshme, veç sa nuk e kanë pushtuar edhe gjarpërinjtë brendapërbrenda lokaleve. Kjo shtëpi meriton të investohet, të kthehet në gjendje normale sepse kësisoj është mëkat të shihet. Fotografia është postuar nga ish boksieri i mirënjohur i këtij klubit, Afrim Majanci, ku shkruan: “Në çfarë gjendje, dikur krenari”.